Ish–presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, ka theksuar se në Kosovë po vëren ndryshime pozitive, dhe se gëzohet kur e sheh përparime.
Mesiq ka thënë për Telegrafin se ka dy vite që nuk ka ardhur në Kosovë, por se po sheh ndërtime të reja dhe ndryshime.
“Ka qenë situatë e rëndë në Kosovë, dhe nëpërmjet dialogut, vendi po i shqyrton problemet politike”, ka shtuar ai.
Mesiq, ka folur edhe për demarkacionin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, ku ka thënë se në Kosovë ka mjaft njerëz që dinë për ta shqyrtuar këtë problem. /Telegrafi/