Telegrafi

Mesiq: Ja planet e Millosheviq për Maqedoninë

Ish kryetari i Kroacisë dhe mik i fortë i popullit shqiptar Stjepan Mesiq ka rrëfyer bisedat me diktatorin Sllobodan Milosheviq ku mes tjerash thotë se kanë folur edhe për planet e tij në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Mesiq ka treguar për gazetën ‘Der Standard’ të Austrisë se Milosheviq ka thënë “Kam pasur një bisedë me të në një takim të presidiumit, gjatë një darke normale. I thashë: Dëgjo Sllobodan, plani yt nuk është Jugosllavia, por Serbia e Madhe. Por kujdes, sepse sa më shumë të zgjasë kjo, aq më i madh do jetë dëmi, sidomos për serbët. Kjo për shkak se Serbia do shihet si fajtorja kryesore në këtë konflikt dhe bota nuk do ju shohë me sy të mirë, do ju tregojë me gisht. Ty do të varin serbët në rrugën Terazije në Beograd. Milosheviç ishte ulur me një cigare dhe me uiski përpara dhe më shihte. Më pas i thashë: Sllobodan, kam një lutje për ty. Ai më tha: Le ta dëgjojmë! I thashë, kur të të varin ty aty, do të mendosh për mua dhe unë do mendoj për ty. Dhe Milosheviç më tha: Ta shohim se kë do të varin”.

I pyetur nga gazetarja nëse e ka parë sërish atë, Mesiq thotë: “Po, në gjyqin e Hagës, ai si i akuzuar dhe unë si dëshmitar. Dhe i thashë: A të kujtohet biseda jonë?”.

“Ai ishte i bindur se në këtë mënyrë do mashtronte komunitetin ndërkombëtar, duke e shitur veten si burri më i fortë në rajon, që mund të stabilizonte Maqedoninë dhe Shqipërinë” thotë mes tjerash Mesiq për Sllobodan Milosheviq./Telegrafi/