Site icon Telegrafi

Mësim me një ndërrim në fshatin Gajre, Kasami: Hap i rëndësishëm për përmirësimin e arsimit

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, njoftoi se nga sot do të zbatohet mësimi me një ndërrim në procesin mësimor në fshatin Gajre.

Kasami theksoi se ky ndryshim është një hap tjetër pozitiv për ofrimin e mundësive më të mira për nxënësit dhe është një investim për një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm. Ai e vlerësoi këtë si një përpjekje të vazhdueshme për të siguruar një sistem arsimor më efikas dhe të qëndrueshëm.

“Mësimi në fshatin Gajre nga sot do të zhvillohet me një ndërrim, një hap tjetër pozitiv për zhvillimin e arsimit dhe ofrimin e mundësive më të mira për nxënësit. Ky është një hap përpara për të siguruar një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm”, tha Kasami.

Kryetari Kasami e përshëndeti këtë iniciativë në kuadër të Ditës së Mësuesit, 7 Marsit, duke theksuar se mësuesit janë ata që ofrojnë shpresë dhe frymëzim për të gjithë shoqërinë.

“Gëzuar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit! Jeni shpresë dhe frymëzim për të gjithë ne!”, përfundoi ai./Telegrafi/

Exit mobile version