Site icon Telegrafi

Mësimi i inteligjencës emocionale te fëmijët i ndihmon ata në shëndetin mendor

Mësimi i inteligjencës emocionale te fëmijët kur janë në shkollë mund t’i ndihmojë ata ta përmirësojnë shëndetin mendor, e gjithashtu aftësitë e tyre sociale dhe aftësitë për të mësuar.

Sipas një studimi të ri nga Universiteti Illinois në Chicago, UBC dhe Universiteti Loyola, klasat me inteligjencë emocionale mund t’u mësojnë fëmijëve aftësi të cilat u duhen atyre për të korrur sukses në jetë.

Profesorët e këtyre Universiteteve thonë se programet e tilla të mësimit kanë efekte pozitive të menjëhershme, dhe qëllim kryesor e kanë t’i mësojnë fëmijët t’i njohin dhe kuptojnë emocionet e tyre, të ndjejnë mëshirë, të marrin vendime të duhura dhe të ndërtojnë lidhje të reja.

Studimi ka shikuar 82 programe të ndryshme të inteligjencës emocionale dhe ka përfshirë rreth 100,000 studentë nga vendet si SHBA, Evropa dhe Britania e Madhe. /Telegrafi/

Exit mobile version