Site icon Telegrafi

Mësimi i sotëm: Të shohim Kampionatin Botëror

“Kampionati Botëror i Futbollit është një ngjarje e rëndësishme kulturore, një festë dhe ka një rëndësi të madhe në edukim”, tha Alberto Sileoni, ministër i Arsimit në Argjentinë.

“Përcjellja e një ndeshje futbolli në klasë merr deri në dy orë kohë. Por nëse studentët rrinë në shtëpi atëherë ata humbin së paku gjashtë orë”, tha ai.

Argjentina fillon Kampionatin Botëror me lojën kundër Nigerisë të shtunën më 12 qershor, një ditë e lirë pa mësim, por luan ndaj Koresë së Jugut të enjten, më 17 qershor dhe më pas Greqinë të enjten më 22 qershor. /Telegrafi/

Exit mobile version