Mësimi i gjuhës shqipe në Serbi është kthyer në një trend. Një studente serbe e albanologjisë ka marrë mijëra klikime në internet në videot e saj ku tregon se si mësohet gjuha shqipe.
Kurs i gjuhës shqipe e serbe në internet. Milena Beran është studente e albanologjisë. Me disa miq kanë filluar një projekt për për promovimin e gjuhëve të mos marrëveshjes deri më tani.
Beran dhe miqt besojnë në një përdorim të ri të gjuhës.
Danillo Grboviq ka studiuar për gazetari. Shqip nuk flet dhe shqiptarë nuk ka takuar gati kurrë në Serbi. Por, tani punon me ta dhe beson se më shumë njerëz duan të dinë për Shqipërinë.
Më pyesin njerëzit se si punoni dhe si duken shqiptarët pasi shumica prej tyre nuk kanë patur rastin kurrë të takojnë shqiptarë.
Beogradi ka një nga katedrat më të vjetra të gjuhës shqipe – mbi 90 vjet. Studentët besojnë se ka shumë hapësirë për t’u prezantuar nga e para.
Marrëdhëniet shqiptaro-serbe duket se studentët i shohin më të afërta se gjuha e politikës./abcnews.al/