Site icon Telegrafi

Mësimëdhënësit e Gostivarit i kthehen procesit mësimor, bojkoti ndërpritet

Këshilli i Komunës së Gostivarit njëzërit vendosi që të tejkalohet problemi me rrogat e papaguara për mësimdhënësit në shkollat fillore dhe të mesme të kësaj komune.

Në seancën e jashtëzakonshme ishin të pranishëm 29 këshillëtarë dhe miratuan vendimin për rishikim të buxhetit të arsimit, duke tejkaluar kështu problemin e krijuar.

Paraprakisht ka patur bllokim të votimit të buxhetit që shkaktoi edhe bojkotin e procesit mësimor nga mësimdhënësit./Telegrafi/

Exit mobile version