Telegrafi

Mësimdhënësve që punuan gjatë luftës, pritet t’u rritet pensioni e të marrin titull respekti (Video)

Profesorët që kanë punuar edhe gjatë viteve të luftës, mund të pajisen me titullin “Person i merituar për shtetësinë e Kosovës”, raporton KTV.

Për këtë projektligj, sipas kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, është punuar që para tri viteve. Sipas Jasharajt, në këtë projektligj nuk përfshihen përfitimet materiale.

Rreth 350 ish profesorë kanë fituar njohjen e punës gjatë viteve të luftës, e që deri tash sipas përfaqësuesve të Sindikatës së Bashkuar kanë qenë të shkelur nga pjesa tjetër dhe pagesën e pensionit e kanë marrë vetëm 75 euro sikur të mos kishin punuar asnjëherë.

Vendimi për njohjen e këtyre viteve të punës u dha para dy javësh nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Arsimit si dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.