Telegrafi

Mësimdhënësit të zhgënjyer me mosmarrjen e shtesave

I kontaktuar nga Telegrafi, zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini nuk ka mundur t’i tregojë shkaqet se pse mësimdhënësve dhe të tjerëve nuk u kanë dal shtesat nga rritja e rrogave.

“Pagat kanë dal me rritje, për shtesa nuk e di pse. Por, për më shumë informata e kemi të martën një konferencë”, tha Shahini.

Mosdhënia e rritjes për janar dhe shkurt i ka dëshpëruar shumë mësimdhënësit, të cilët kanë njoftuar media, duke e quajtur këtë “gënjeshtër” nga ana e Qeverisë.

“Mjetet e rritjes se pagës që nuk na i lëshoi në muajin mars dhe që ka thënë se të gjithë arsimtarët do t’i marrin në fund të prillit, ato serish nuk kanë dalë. Pagat për muajin prill janë marr dhe borxhin shtese për dy muajt janar dhe shkurt nuk është paguar prapë , edhe pse dolën ne media atëherë dhe thanë që do i lëshojnë në fund të prillit”, kanë shkruar të shtunën mësimdhënësit, në një njoftim për mediat. /Telegrafi/