Telegrafi

Mësimdhënësit kërkojnë t’u njihet rezistenca kundër Serbisë

Këshilli iniciues i mësimdhënëseve veteranë ka kërkuar që të vlerësohet validiteti i sistemit arsimor 1990/1999 dhe të zgjidhet statusi i të gjithë punëtorëve që kanë punuar në sistemin arsimor, përfshirë mësimdhënësit, të punësuarit në sekretariatet – këshilla komunale të arsimit, ente pedagogjike komunale dhe republikane si dhe në Ministri të Arsimit të Republikës së Kosovës,të pronarëve të shtëpive shkolla,të punësuarve në këshillat e financimit dhe ato shëndetësore.

Kërkesa i është dorëzuar Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kryetarëve të grupeve të partive politike të Kuvendit të Republikës së Kosovës,Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Republikës së Kosovës, njofton KP.

Mësimdhënësit i arsyetojnë kërkesat e tyre me punën që e kanë bërë gjatë kësaj kohe, ruajtjen e gjuhës, parandalimin e eksodit masiv të popullit shqiptar të Kosovës, punën pa pagesë e shumë çështje tjera. /Telegrafi/