Telegrafi

Mësimdhënësit e Busavatës së Kamenicës, paralajmërohen për largim nga puna

Prindër e mësimdhënës të fshatit Busavatë në Kamenicë e kanë një hall. Ata edhe një muaj pas fillimit të vitit shkollor, nuk po pranojnë t’i dërgojnë fëmijët në shkollat e qytetit.

Krejt kjo si rezultat i reformës në arsim, që e ka nisur kryetari i komunës, Qëndron Kastrati.

Pas një takimi me zyrtarët komunalë, mësimdhënësit thonë se janë kërcënuar me largim nga lista e pagave, raporton RTK.

Prindërit shprehen të gatshëm t’ua humbin vitin fëmijëve, por jo t’i dërgojnë në qytet.

Drejtoresha e Arsimit ka një arsyetim, pse mësuesit rrezikojnë ta humbin punën.

Banorët e Busavatës zotohen se nuk do të tërhiqen. E derisa të zgjidhet situata, në këtë fshat po vazhdojnë punimet për ndërtimin e shkollës së re.