Alain Donnat, ligjërues i edukatës fizike në kolegjin Paul Fort që ndodhet në Is-Sur-Tille të Francës, ka marrë një përshëndetje të veçantë nga nxënësit.
Pas 38-vitesh si profesor dhe ndihmës në aspekte të ndryshme sportive, 63-vjeçari është pensionuar, andaj nxënësit janë organizuar për t’i bërë një falënderim të fundit, transmeton Telegrafi.
Mbi 700 fëmijë janë bërë resht në të dy anët e korridorit dhe ka brohoritur, duke thirrur emrin e tij.
Në pamundësi që të flet, ai vetëm i ka fshirë lotët dhe ka bërë me dorë, derisa ka mbledhur dhuratat e ndryshme që ia kishin bërë vijuesit e ligjëratave të tij.
“Ishte magjike dhe e veçantë, kjo është dhurata më e mirë që mund ta merr dikush, pas disa vitesh shërbim”, ka thënë Donnat për medie, pasi video është shpërndarë në rrjete sociale. /Telegrafi/