Meshkujt që kanë më shumë se shtatë partnerë seksualë përgjatë jetës së tyre janë dyfish më të prirë të zhvillojnë kancer në prostatë sesa ata me më pak se tre partnerë seksual, tregojnë shkencëtarët.
Për këtë ndërlidhje të fuqishme mes kancerit të prostatës dhe aktivitetit seksual, studimi ka ekzaminuar 10,000 meshkuj, transmeton Telegrafi.
Studimi gjithashtu ka zbuluar se edhe ata që e kanë pasur përvojën e parë seksuale para moshës 17 dhe ata që kanë pasur më shumë se pesë orgazma në muajin para diagnozës kanë pasur rrezik më të madh të zhvillojnë këtë sëmundje, bashkë me personat të cilët kanë hyrë në fazën e pubertetit më herët sesa moshatarët e tyre.
“Aq më shumë partnerë që keni pasur, aq më shumë orgazma që keni pasur dhe aq më të rinj që keni qenë kur keni bërë seks për herë të parë, të gjitha këto ju drejtojnë drejt një rreziku më të madh të kancerit në prostatë”, tregon hulumtuesi Visalini Nair-Shalliker.
Vlen të ceket se ky studim është publikuar në International Journal of Cancer./ Telegrafi/