Telegrafi

Meshkujt sëmuren më shpesh nga diabeti tip 2

Ekipi i shkencëtarëve pranë Universitetit të Glasgout pohon se te meshkujt kjo sëmundje zhvillohet në indeks shumë më të vogël të masës trupore (BMI) në raport me femrat.

Besohet se për këtë është fajtor shpërndarja e indit yndyror, sepse te meshkujt ai grumbullohet rreth mëlçisë dhe belit.

Nga ana tjetër, femrat kanë më shumë sasi të indit yndyror nënlëkuror, edhe atë në ije dhe në bel. Kjo praktikisht nënkupton se për t’u sëmurë nga diabeti tip 2, femrat duhet të akumulojnë shumë më tepër ind yndyror sesa meshkujt. /Telegrafi/