Atyre u janë ngjitur në trup elektroda që stimulonin dhimbjet e lindjes. Dhimbjet fillonin me intensitet të ulët duke u rritur gradualisht, por ata kanë filluar të dorëzohen që tek dhimbjet ende të lehta, transmeton ikub.
“Duket sikur një forcë bashkon anusin me testikujt dhe i veçon përsëri. Është një nga gjërat më të dhimbshme që kam provuar ndonjëherë”, shprehet njëri nga djemtë.
Në fund të videos të gjithë e pranojnë se sa të forta janë gratë që lindin fëmijë pa vdekur vetë. “Mamaja jote është personi më i fortë në botë. Nuk ka rëndësi kush je ti. Ajo është më e fortë se ti”, është shprehur një tjetër.