Shumë femra vendosin t’i ndjekin trendët më të reja të modës vetëm për të lënë përshtypje. Stilistët kanë bërë një listë të kreacioneve që më së shumti e nxisin fantazinë mashkullore dhe janë shumë të përshtatshme për pistat e modës.
Veshja klasike sipas mendimit të pjesë më të madhe të të anketuarve, është në gjendje ta lërë mashkullin pa fjalë, posaçërisht kombinimi me këpucët e duhura me take të larta. Pjesa më e madhe e meshkujve kanë deklaruar se nuk janë tërheqëse femrat që vishen pa shije dhe duken shumë vulgare. Përveç kësaj ata e lidhin mënyrën e të veshurit edhe me karakterin e femrës dhe sipas asaj e marrin përshtypjen e parë për të.
Sensualiteti i femrës është diçka që ajo e posedon në vete dhe nuk ka nevojë atë ta shprehë me lakuriqësim, por me stil të veshjes të krijuar mirë, që dallon nga stili i folk-këngëtareve, që për fat të keq ka shumë ndjekëse në hapësirat tona. /Telegrafi/