Shumica e meshkujve të ri e keqinterpretojnë gjuhën e trupit kur përpiqen të kuptojnë nëse femrat janë të joshura seksualisht pas tyre.
Për të kuptuar se si interpretohen sinjalet joverbale seksuale të femrave – duke përfshirë gjuhën e trupit dhe shprehjet e fytyrës – hulumtuesit e SHBA-së u kishin shfaqur imazhe të modeleve femrave pjesëmarrësve të këtij studimi, transmeton Telegrafi.
Hulumtuesit kishin zbuluar se shumica e meshkujve e kishin bazuar gjykimin e tyre në atë se sa joshëse është një femër. Ndryshe nga kjo, femrat i kishin bazuar mendimet e tyre duke u bazuar në sinjalet joverbale dhe në modestinë e veshjes së tyre.
Ekspertët shpresojnë se këto zbulime do të ndihmojnë në parandalimin e ngacmimeve seksuale. /Telegrafi/