Telegrafi

Meshkujt nën 40 vjeç nuk rekomandohet të pinë më shumë se një gotë birrë në ditë

(Foto: Healthline)

Sasia e alkoolit që mund të shkaktojë rreziqe për shëndetin te njerëzit nën moshën 40 vjeçare mund të jetë dukshëm më e lartë se sa mendohej më parë. Kufiri i sigurt ditor për meshkujt e rinj është vetëm një gotë e vogël birrë prej 38 ml në ditë – tregon një studim i ri.

Studiuesit e Global Burden of Diseases në Universitetin e Uashingtonit zbuluan se pirja e alkoolit nuk sjell ndonjë përfitim shëndetësor për njerëzit e moshës 15 deri në 39 vjeç, përkundrazi përbën një rrezik të konsiderueshëm për ta.

Femrat e moshës 39 vjeç e poshtë mund të pinë pak më shumë se burrat – dy lugë verë ose 100 ml birrë. Për moshën mbi 65 vjeçare, rreziqet e “humbjes së shëndetit të lidhur me alkoolin” arrihen vetëm pas pirjes së më shumë se katër gotave standarde.

(Foto: Healthshots)

Studiuesit po bëjnë thirrje për udhëzime më të forta për të paralajmëruar të rinjtë në lidhje me rreziqet shëndetësore të pirjes dhe thonë se duhet të ketë udhëzime të përshtatura për alkoolin bazuar në moshën e një personi dhe vendin ku ata jetojnë në botë.

Lexo po ashtu Njerëzit me këto sëmundje nuk duhet të konsumojnë birrë

Rreth 1.34 miliard njerëz kanë konsumuar sasi të dëmshme alkooli në vitin 2020, sipas një analize të shprehive të pirjes në 204 vende të botës.

(Foto: Eat This, Not That)

Studimi tregoi se 59 për qind e atyre që pinin sasi të dëmshme ishin midis moshës 15 dhe 39 vjeç, dhe tre të katërtat e konsumatorëve të dëmshëm ishin meshkuj.

Hulumtimet tregojnë se alkooli nuk ka përfitime shëndetësore për njerëzit nën moshën 40 vjeçare dhe paraqet rreziqe, duke përfshirë lëndime të lidhura me alkoolin ose aksidente trafiku, vetëvrasje dhe vrasje. /Telegrafi/