Telegrafi

Meshkujt më të rrezikuar nga kanceri i lëkurës

Është i ndryshëm vendi ku meshkujt dhe femrat kanë shenjat e kancerit të lëkurës, melanomës. Burrat në gjoks dhe shpinë, kurse gratë nëpër këmbë dhe krahë, bën me dije Instituti i Kërkimeve për Kancerin në Britaninë e Madhe.

Një gjë është e përbashkët dhe mirë që të zbatohet sipas këshillave të mjekëve, që si meshkujt edhe femrat të përdorin krem mbrojtës kur dalin në diell. Sipas studiueseve, kjo ndodh ngaqë burrat nuk i drejtohen menjëherë mjekut kur kanë shenja të sëmundjes. /Telegrafi/