Megjithatë në orar të gjatë të punës nuk është zgjidhja
Sipas studimit të cilin e kanë bërë shkencëtarët e Seulit, është treguar që puna e tepërt do të ketë ndikim fatal për flokët e meshkujve, transmeton Telegrafi.
Në hulumtim kanë marrë pjesë 13.391 meshkuj të moshës prej 20 deri në 59 vjeç. Ata kanë qenë të ndarë në tri grupe, sipas numrit të orëve që punojnë në javë.
Në grupin e parë kanë qenë meshkujt të cilët punojnë deri në 40 orë, në të dytin 40 deri në 52, ndërkaq në grupin e tretë më shumë se 52 orë.
Në fillim të studimit askush nga këta meshkuj nuk ka pasur problem me rënien e flokëve, mirëpo pas katër vjetësh situata ka ndryshuar.
Është zbuluar që te ata të cilët kanë punuar më shumë është zhvilluar alopecia, ndërkaq është treguar që edhe ajo ka avancuar me rritjen e numrit të orëve të punës. Shpjegimi për këtë dukuri mund të jetë stresi i lidhur me punën.
Studimet e mëparshme kanë treguar që orari i gjatë i punës shkakton stres i cili mund të nxisë folikulat e qimeve të shkojnë në fazën e qetësisë në të cilën ato pushojnë të rriten.
Në këtë gjendje flokët bien, mirëpo flokët e reja nuk rriten dhe meshkujt bëhen tullacë.
Sipas mendimit tjetër, stresi mund të çojë deri aty që sistemi ynë i imunitetit sulmon folikulate qimeve. Kjo gjendje mund të ndërpresë përgjithmonë rritjen e flokëve.
Edhe pse ky studim është bërë vetëm te meshkujt, besojmë që ka të bëjë edhe me fermat, sepse rënia e flokëve edhe ato i godet. Prandaj, nëse dëshironi ende të keni flokë të bujshme, ngadalësoni pak, më shumë pushoni dhe kënaquni me jetën.
Nuk është çdo gjë paraja, edhe flokët janë të rëndësishme. /Telegrafi/