Telegrafi

Meshkujt e kanë vështirë shmangien e diabetit

Gjatë një hulumtimi në të cilin janë përfshirë 1.100 të rritur, shkencëtarët amerikanë nga Universiteti i Colorados, kanë vërejtur se regjimi intensiv i kufizimit në konsumimin e kalorive dhe aktiviteti i shtuar fizik, në mënyrë të dukshme e zvogëlojnë mundësinë e shfaqjes së sëmundjes së sheqerit.

Mirëpo, pavarësisht se meshkujt kishin humbur më shumë peshë se femrat dhe kishin ushtruar më tepër, zvogëlimi i rrezikut kishte qenë identik.

Nga kjo kuptohet se meshkujt e kanë shumë më të vështirë ta shmangin diabetin se sa femrat, prandaj shkencëtarët rekomandojnë që meshkujt duhet të mundohen shumë më tepër se femrat për të mos e zhvilluar këtë sëmundje kronike.