Meshkuj, le të flasim pak për shëndetin e prostatës! Shëndeti i prostatës është çështje e ndjeshme, por e rëndësishme për të gjithë meshkujt anë e mbanë botës. Gjëndra e cila e prodhon spermën normalisht se është shumë e rëndësishme, por çrregullimet në këtë zonë janë tejet të zakonshme mes meshkujve mbi moshën 50 vjeçare. Një prostatë e zmadhuar mund të shkaktojë urinime të shpeshta dhe dhimbje, ndërsa kanceri i prostatës tani është lloji i tretë i kancerit më të zakonshëm te meshkujt amerikanë, transmeton Telegrafi.
Por, si mund të rregullohet kjo?
Gjërat si ushqimi i shëndetshëm, ushtrimet fizike dhe kontrollet e shpeshta te doktorët janë mënyra më efektive për ta mbajtur prostatën të shëndetshme. Sidoqoftë, së fundmi është zbuluar edhe një metodë tjetër nga hulumtuesit e Universitetit të Harvardit.
Në artikullin e publikuar në revistën “European Urology”, thuhet se nivelet e larta të aktivitetit seksual mund ta zvogëlojnë rrezikun e kancerit të prostatës.
Për këtë konkludim, studimi kishte monitoruar shprehitë seksuale të mbi 32.000 meshkujve dhe kishte vendosur se ata të cilët kishin ejakuluar më shpesh kishin qenë më pak të prirë të vuajnë nga kanceri i prostatës.
Por, sa herë duhet të ejakuloni brenda muajit për ta shmangur këtë lloj kanceri? Paneli i hulumtuesve besojnë se numri magjik është 21-shi. /Telegrafi/