Site icon Telegrafi

Meshkujt dhe femrat nuk qajnë njëjtë, lotët dallojnë edhe në teksturë

Duke studiuar dallimin konkret në mes lotëve mashkullorë dhe femërorë dhe lotëve në përgjithësi kanë zbuluar që kanali i lotit te mashkulli është më i madh se te pjesëtaret e gjinisë “më të butë”, prandaj te femrat lotët ndahen dhe rrjedhin ose rrëshqasin nëpër faqe, shpjegon dr. Louann Brizendine nga Universiteti California.

Lotët e meshkujve nuk ndahen por rrjedhin, si pikat. Lotët e tyre janë më të mëdhenj dhe bien në sasi më të madhe dhe më të shpejtë. Rrethanat shoqërore si dhe dallimet individuale kushtëzojnë se sa do ta ketë vështirë individi të përmbajë dëshirën dhe nevojën për të qarë.

“Nëse përjetojmë dhimbje të madhe, pikëllim apo frustrim, amigdala, si pjesë e sistemi limbik dërgon sinjale në pjesët motorike frontale të trurit, për ç’arsye frymëmarrja normale momentalisht mund të shndërrohet në dihatje e dënesje”, thotë dr. Brizendine.

Qajnë meshkujt “e ndjeshëm”

Djemtë për dallim nga vajzat kanë mekanizim e ndërtuar ashtu që ato sinjale udhëtojnë më ngadalë, ndërsa për shkak të rregullave shoqërore ata gjatë rritjes edhe më shumë mësojnë si të mbajnë kontrollin dhe t’i shtypin lotët.

Për këtë arsye, hulumtimet e kohës së fundit tregojnë që rrethi reagon më pozitivisht ndaj meshkujve sesa ndaj femrave që qajnë, sepse konsiderohet se ata për këtë shkak janë më të ndjeshëm dhe “më të mirë” se meshkujt e tjerë.

Llojet e lotëve

Lotët e shpëlarjes kanë funksionin e lagjes dhe pastrimit të syrit nga papastërtitë, ndërsa krijohen kur syri është i irrituar, për shembull për shkak të qëndrimit në hapësirë të tymosur. Për dallim prej tyre, lotët emocional formohen si rezultat i stimuluesve të ndjenjave ose dhimbjes fizike dhe kanë më shumë proteina se lotët e shpëlarjes, ndërsa raporti i kripës dhe hormoneve është i njëjtë në të dy llojet e lotëve.

Prolaktini është një nga hormonet që mund ta gjejmë në lot, i cili përndryshe është i njohur i katalizator i laktacionit i cili u mundëson femrave dhënien gji. Prej moshës 18-vjeçare femrat kanë 50 deri 60 për qind më shumë prolaktinë në organizëm, çka mund të shpjegojë shkakun pse ato qajnë më shumë dhe më shpesh.

“Edhe pse mekanizmi i formimit të lotëve dhe qarjes nuk është tërësisht i qartë për shkencëtarët, dihet që njerëzit janë specia e vetme, që qan lot emocionalë,” tha dr. Ad Vingerhoets nga Universiteti Tilburg. /Telegrafi/

Exit mobile version