Sipas një studimi të fundit, meshkujt australianë jetojnë më gjatë sesa meshkujt në shtete tjera të Azisë, Evropës dhe të Amerikës Veriore.
Jetëgjatësia e tyre është mesatarisht 74 vjet, krahasuar me meshkujt amerikanë që mesatarisht jetojnë 71.5 vjet, transmeton Telegrafi.
Më poshtë i keni disa prej sekreteve të tyre të jetëgjatësisë.
Shteti është stabil
Gjërat kanë qenë në rregull në Australi për një kohë të gjatë, thonë autorët e hulumtimit.
Krahasuar me shtetet evropiane, në Australi nuk ka pasur beteja të mëdha gjatë dy luftërave botërore.
Stili i jetesës pa stres
Shumica e australianëve jetojnë afër plazhit. Një klimë e mirë padyshim se automatikisht ju bën më pak të stresuar.
Kjo gjithashtu përfshin edhe një stil aktiv të jetesës – njerëzit vrapojnë afër oqeanit, dalin me biçikletë, bëjnë joga në plazh, bëjnë surf, etj.
Australianët janë të çmendur pas sporteve
Australia konsiderohet si një shtet i çmendur pas sporteve.
Në Lojërat Olimpike, shpeshherë Australia futet në top 5-she të tabelës së medaljeve, pavarësisht popullsisë së vogël.
Këto fitore mjaftojnë t’i inkurajojnë njerëzit të dalin në ambient të hapur dhe të jenë aktivë, plus moti i mirë dhe oqeani afër janë avantazh i madh.
Kuzhina e shëndetshme
Një bollëk me ushqime të freskëta të detit dhe produkte tjera të freskëta nga ferma e kanë formuar kuzhinën australiane në një prej stileve më të shëndetshme dhe më të balancuara në botë.
Kjo e shpjegon edhe ‘shpërthimin’ e restoranteve australiane në vende të ndryshme të botës.
Fortësia natyrale
Disa australianë thonë se arsyeja kryesore se përse meshkujt atje jetojnë gjatë mund të ketë të bëjë me fortësinë e tyre natyrale – ndoshta për shkak të afërsisë me natyrën.
Nëse dëshironi të jetoni po aq gjatë sa ta, ndaloni së ankuari, mblidheni veten dhe merreni kontrollin e jetës tuaj. /Telegrafi/