Telegrafi

Meshkujt alkoolistë kanë eshtra më të dobëta

Rezultatet e grumbulluara nga 57 alkoolistë të moshës nga 27 në 40 vjeçare, kanë treguar se një e katërta e meshkujve kanë masë të zvogëluar kockore. Të gjithë personat e hulumtuar kanë qenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pasur kurrfarë problemesh me mëlçinë.

Shkencëtarët austriak janë befasuar kur nga rezultatet kanë kuptuar se zvogëlimi i masës kockore është vërejtur vetëm te një në 20 femra. Këto rezultate janë shpjeguar me praninë e estrogjenit te femrat, hormon i cili mund të ketë një rol mbrojtës ndaj eshtrave.

Te të dy gjinitë është vërejtur një ulje e dukshme e vitaminës D, që është po ashtu një prej faktorëve kyç për të ruajtur kockat e shëndetshme.