Të gjithë e dinë se konsumimi i tepërt i sheqerit është i dëmshëm për shëndetin fizik, por hulumtimet e reja sugjerojnë se konsumimi i sheqerit gjithashtu mund ta dëmtojë edhe mirëqenien mendore – e veçanërisht nëse jeni mashkull.
Meshkujt të cilët konsumojnë shumë sheqer janë 23 për qind më të prirë të zhvillojnë çrregullime të zakonshme mendore – si depresioni e shqetësimi – krahas atyre të cilët nuk konsumojnë aq shumë sheqer, transmeton Telegrafi.
Të paktën këtë e thotë studimi i ri nga Instituti i Epidemiologjisë të Universitetit të Londrës.
Por, sa shumë sheqer konsiderohet “shumë sheqer”?
Siç duket 67 gramë sheqer e kalon sasinë e rekomanduar, ndonëse në Amerikë meshkujt mesatarisht konsumojnë 94 gramë sheqer në ditë.
Anika Knuppel, e cila e ka udhëhequr këtë hulumtim, ka thënë:
“Ka shumë faktorë të cilët ndikojnë në mundësinë për çrregullime disponimi, megjithatë konsumimi i dietave të cilat kanë përqindje të madhe të sheqerit mund të jetë shkaktari i sëmundjeve mendore te meshkujt”!
Vlen të ceket se studimi nuk ka gjetur ndonjë ndërlidhje mes konsumimit të sheqerit dhe çrregullimit të disponimit te gratë, dhe kjo mbetet ende e paqartë se përse! /Telegrafi/