Telegrafi

Mesfushori i Sllovenisë, Vuckic: Kosova e dëshpëruar nga humbja, mund të përfitojmë nga kjo

Mesfushori i Sllovenisë, Haris Vuckic, ka thënë se Kosova mund të jetë e dëshpëruar pas humbjes nga Meqedonia e Veriut, gjë që është pozitive për sllovenët.

Sllovenia ka fituar ndeshjen miqësore ndaj San Marinos (4-0), ndërsa tani po bëhet gati për ndeshjen me Kosovën, pastaj dhe Moldavinë.

“Ne nuk i njohim shumë, ata janë një ekip kombëtar i ri. Unë njoh vetëm portierin nga ndeshja miqësore me Gironan. Por unë e di që ata janë lojtarë cilësorë sepse luajnë në klube të mira, kështu që ne duhet të jemi të kujdesshëm”

“Ata janë të zhgënjyer, ku edhe motivimi gjithashtu bie. Kjo mund të jetë pozitive për ne. Por besoj që ata do të jenë gati për ne, gjëja më e rëndësishme është se si do ta vendosim veten në fushë. Ne do të shkojmë atje me mendime pozitive dhe do të marrim një rezultat të mirë,” ka thënë Vuckic.

Vuckic nuk dihet se a do të startojë, por shpreson në një rast për të, pasi mesfushori tjetër është i lënduar.

“Unë jam gati për ndeshjen, nëse trajneri më jep një rastin, unë do të jap maksimumin tim”.

“Është për të ardhur keq që Andraz Sporar është dëmtuar, më vjen keq që nuk do të jetë me ne atje”, ka thënë Vuckic. /Telegrafi/