Mesfushori i Sivasspor, Erdogan Yesilyurt, ka folur në konferencën për shtyp, duke thënë se skuadra është e përgatitur për këtë ballafaqim.
Ai ka thënë se synimi i vetëm është fitorja për skuadrën që ai luan.
“Jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje. Kemi humbur në ndeshjen e fundit, por unë mund t’iu them se jemi shumë ambiciozë. Nuk fituam ndeshjen dhe pikët, por për duelin e nesërm, synim është fitorja. Nuk kemi synim tjetër”.
Teknik Direktörümüz Rıza Çalımbay, yarın Ballkani ile oynayacağımız UEFA Avrupa Konferans Ligi 4. hafta maçı öncesinde futbolcumuz Erdoğan Yeşilyurt ile birlikte maçın oynanacağı Fadil Vokrri Stadyumu’nda basın toplantısı düzenledi.
Detaylar 👉 https://t.co/Rny5AxVb6z pic.twitter.com/tFWG1onJ5w
— EMS Yapı Sivasspor (@Sivasspor) October 12, 2022
“Shpresoj se do të tregojmë ndeshje të mirë të enjten dhe të marrim tri pikë nga ai ballafaqim”, ka deklaruar Yeshilyurt.
Në Grupin G, Ballkani është i pari me katër pikë. Në fakt, nga katër pikë i kanë edhe tri skuadrat e tjera në grup, por suharekasit kanë goldallim më të mirë. /Telegrafi/