Dani Ceballos pranon se është i gatshëm të largohet nga Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës.
Mesfushori thotë se dëshiron paraqitje të rregullta dhe se këtë nuk po ia ofron skuadra madrilene.
“Gjëja më e rëndësishme në jetë është të jesh i lumtur dhe kjo mund të ndodhë vetëm duke luajtur 40 ndeshje në vit. Qëllimi im personal për sezonin e ardhshëm është të luaj 40 ndeshje dhe të jem i kënaqur në çdo kohë”.
“Duhet të jetë një klub ku mund të ndihem i vlefshëm”, tha ai për “Marcas”, duke shtuar se “Për momentin nuk kam një klub të preferuar. Ajo që di është se dua të shijoj vitin e ardhshëm dhe jam i gatshëm për sfida të reja. Dua të provoj sfida të reja”, shtoi ai.
Ndryshe, 22-vjeçari deri më tani ka pasur 35 paraqitje për Los Blancos dhe ka shënuar pesë gola në të gjitha garat. /Telegrafi/