Mesfushori i Hamilton Academical, Gramoz Kurtaj, i ka vënë vetes detyrë që ta bindë FFK-në që t’i bëjë ftesë.
Pas pranimit të Kosovës nga UEFA dhe FIFA, 25-vjeçari thotë se ka qenë në kontakt me stafin e përfaqësueses.
“Jam në listën lojtarëve që mund të ftohen. Krejt varet nga unë nëse luaj mirë”, citon BBC fjalët e mesfushorit, transmeton Telegrafi.
Kurtaj ka lindur në Prishtinë në vitin 1991, ndërsa karrierën e hershme e kaloi në Gjermani te Hertha Berlin, Neustrelitz dhe Carl Zeiss Jena.
Në vitin e kaluar ai ishte pjesë e klubit çek, Banik Most, nga ku kaloi në Ligën Premier skoceze.
“Dua të them se secili kosovar është krenar me paraqitjen në ndeshjen e parë (ndaj Finlandës)”.
“Ishte shumë bukur t’i shihje për 90 minuta dhe unë isha shumë i kënaqur me barazimin. Njerëzit e gjithë botës mund të presin shumë nga kjo skuadër”, është shprehur Kurtaj. /Telegrafi/