Dy lojtarët e Malit të Zi, të lindur në Serbi, Mirko Ivanic dhe Filip Stojkovic, nuk do të luajnë ndaj Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020.
Mediat serbe shkruajnë se njëri nga lojtarët që ka refuzuar të luajë, Ivanic, ka thënë se nuk do të luajë kurrë për Malin e Zi nëse është nevoja.
“Nëse nuk pajtoheni që të mos luaj kundër Kosovës, atëherë unë jam gati të mos luaj më për ekipin kombëtar”.
“Unë nuk do të luaj kundër tyre, edhe nëse nuk luajt kurrë më për Malin e Zi”, mësohet tu ketë thënë Ivanic drejtuesve të federatës malazeze.
Mirko Ivanic luan aktualisht te Cervena Zvezda.
Edhe trajneri Ljubisa Tumbakovic nuk do të jetë në stol, ndërsa pas ndeshjes pritet të merret vendim për të. Me shumë gjasa ai do të shkarkohet si trajner i Malit të Zi.
Ndeshja është planifikuar të zhvillohet nga ora 20:45. /Telegrafi/