Telegrafi

Mesfushori i Lyonit: Buffon, ndër më të mirët në histori

Mesfushori i Lyonit, Sergi Darder, mendon se Gianluigi Buffon është një nga portierët më të mirë që ka parë historia e futbollit.

Portieri i Juventusit e mbrojti penaltinë dhe shumë raste të tjera në ndeshjen e Ligës së Kampionëve që u zhvillua të martën mbrëma në Stade de Gerland.

Lexo po ashtu Buffon është Supermani i ri dhe interneti po çmendet pas tij (Foto)

“Nuk e di nëse është më i miri. Por, ai jo vetëm se është një nga dy apo tre portierët më të mirë në botë, por është ndër më të mirët në histori”.

“Ai është thjesht në maje. Kjo është krejt çfarë mund të them”, ka deklaruar Darder.

Lexo po ashtu Kapiteni i Lyonit ka disa fjalë për paraqitjen e Buffonit

Kujtojmë se Juve fitoi me rezultat 1-0 me golin e Juan Cuadrados, i cili shënoi në kohën kur Bianconerët luanin me një futbollist më pak në fushë. /Telegrafi/