Perak, skuadra nga Malajzia është skuadra e re e mesfushorit të Përfaqësueses së Kosovës, Faton Toski.
Ai ka kaluar te kjo skuadër pas një paraqitje rreth gjashtë muajsh te Laçi.
Klubi nga Malajzia ka publikuar fotot e prezantimit, në të cilat shihet edhe mesfushori nga Gjilani.
Në Malajzi, mesfushori Toski do ta gjejë Liridon Krasniqin që luan te skuadra Kedah.
Perak këtë vit në radhët e veta e kishte Xhevahir Sukajn. /Telegrafi/