Telegrafi

Mesfushori i Kosovës, Idriz Voca shënon një supergol nga distanca ndaj Xamaxit

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Idriz Voca ka vazhduar me paraqitje të mira te skuadra e tij zvicerane, Luzerni.

Luzerni është duke luajtur në udhëtim te Xamaxi në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Superligën e Zvicrës.

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe mysafirët kanë gjetur golin e epërsisë në këtë udhëtim.

Lexo po ashtu Idriz Voca shënon njërin nga golat më të mirë këtë sezon në Superligën e Zvicrës

Është pikërisht mesfushori i Kosovës, Idriz Voca, i cili ka shënuar një supergol për Luzernin.

Voca ka goditur fortë dhe saktë nga rreth 20 metra për ta quar epërsinë e Luzernit në 0-1.

Ky gol i Vocës erdhi në minutën e 13-të të ndeshjes pas asistimit të Francesco Margiotta.

Goli ndaj Xamaxit ishte i dyti deri më tani këtë sezon për 22-vjeçarin e Kosovës. /Telegrafi/