Telegrafi

Mesfushori kosovar kalon te Tirana

Mesfushori kosovar, Argjend Mustafa është larguar nga Laçi.

Argjend Mustafa është zyrtarisht lojtar i Tiranës pasi ka firmosur me këta të fundit dje në mbrëmje.

Mesfushori nga Vushtrria i cili më parë ka luajtur me Besën, Partizanin dhe së fundmi me Laçin, tashmë rikthehet në kryeqytet, por këtë herë duke u veshur bardheblu.

Mustafa pati bisedime edhe me Partizanin por nuk gjeti gjuhën e përbashkët me “demat” dhe firmosi në momentet e fundit me Tiranën.

24-vjeçari nga Vushtrria vlerësohet si ndër mesfushorët më të mirë në kampionatin shqiptar. /Telegrafi/