Juventus ka njoftuar se mesfushori i tyre, Weston McKennie ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe se ekipi është futur në izolim.
Pas Cristiano Ronaldos, Juventusi ka njoftuar se edhe një futbollist i tyre ka rezultuar pozitiv.
“Klubi i Futbollit të Juventusit njofton se, gjatë kontrolleve të parashikuara nga protokolli në fuqi, lojtari Weston McKennie ka dalë pozitiv për COVID 19”.
Il gruppo squadra è in isolamento fiduciario ➡️ https://t.co/TwEwvFt33H pic.twitter.com/1ljEMQOG48
— JuventusFC (@juventusfc) October 14, 2020
“Në përputhje me rregulloret dhe protokollin, ekipi hyn në izolim këtë mbrëmje. Kjo procedurë do t’ju lejojë të gjithë personave negativ të kryejnë trajnime të rregullta dhe aktivitete për ndeshje, por nuk do të lejojë kontakte me njerëz jashtë grupit”.
“Klubi është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kompetente shëndetësore”, thuhet në njoftim.
Juventusi në fundjavë është parashikuar të luajë ndaj Crotones. /Telegrafi/