Telegrafi

Mesfushori francez refuzon kalimin te Leicesteri

Leicester City ka filluar të jetë aktiv në tregun e transferimeve.

Skuadra e drejtuar nga Claudio Ranieri tashmë ka kontaktuar disa lojtarë, por në mesin e tyre ka pasur edhe refuzime.

I tillë është edhe Steven N’Zonzi, i cili në të kaluarën ishte pjesë e Blackburn dhe Stoke, kurs tani luan për Sevialla.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Sipas Estadio Deportivo, N’Zonzi nuk është i interesuar të largohet nga klubi spanjoll, edhe pse ‘Dhelprat’ i kanë ofruar kushte të mira.

Francezi ka luajtur vetëm në 19 ndeshje në La Liga këtë sezon, por kjo si duket nuk i pengon aspak.

Çmimi i 27-vjeçarit është rreth 10 milionë euro. /Telegrafi/