Site icon Telegrafi

Mesfushori Bledian Krasniqi, do të luajë për Kosovën – fillon procedurat për tu pajisur me dokumente

Gazeta e njohur zvicerane Blick, ka raportuar se mesfushori i Zurichut, Bledian Krasniqi, ka pranuar të luajë për Kosovën.

Ai ka refuzuar Zvicrën për të cilën ka luajtur në të gjitha grupmoshat dhe ka nisur procedurat për pasaportë të Kosovës.

“Lojtari i radhës i Superligës së Zvicrës zgjedh Kosovën. Ai është një futbollist i rëndësishëm i Zurichut”.

“Futbollisti i lindur në Zvicër me prindër nga Kosova, nuk ka luajtur asnjë ndeshje për ekipin e parë të Zvicrës. Nuk do ta ketë më rastin, pasi ai do të luajë për Kosovën në të ardhmen”, shkruan Blick.

Sipas informacioneve të gazetës zvicerane, lojtari 23-vjeçar i Zurichut ka vendosur pas shqyrtimit të kujdesshëm që në të ardhmen ta veshë fanellën e Kosovës.

Lexo po ashtu Shtatë futbollistë shqiptarë në fushë dhe dy nga ta shënojnë, derbi i madh zviceran përfundon baras me yjet nga Kosova protagonistë

Muajin e kaluar edhe Amir Shaipi debutoi për Kosovën, pasi luajti për gjitha grumoshat e Zvicrës.

Nga sezoni i ardhshëm, ai do të paraqitet për Kosovën./Telegrafi/

Exit mobile version