Site icon Telegrafi

Lunacek: Mos i votoni njerëzit që nuk mund t’i plotësojnë kushtet për liberalizmin e vizave

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Ulrike Lunacek ka dhënë një mesazh për qytetarët e Kosovës në kohën kur vendi është në fushatë zgjedhore.

Lunacek ka bërë thirrje të mos votohen njerëzit të cilët nuk iu garantojnë qytetarëve të Kosovës se do t’i plotësojnë dy kushtet për liberalizim të vizave: demarkacionin dhe luftimin e krimit të organizuar!

Ndryshe, Instituti Cilësor  për Hulumtime Analiza dhe Trajnime (iCHAT) në bashkëpunim me “BETA e.V” organizon ceremoninë kryesore të Konferencës 6 ditore “Model European Union Kosova 2017” e cila mbahet në Parlamentin e Republikës së Kosovës më 6 qershor 2017!

Në konferencën e së martës do të flasin raportuesja për Kosovën, në PE, Ulrike Lunacek, i pari i PDK-së Kadri Veseli, ministri në largim Arsim Bajrami si dhe ministrja në largim, Mimoza Ahmetaj dhe përfaqësues të tjerë të vendit.

Exit mobile version