Ambasadori i SHB në Kosovë, Greg Delawie me një postim në twitter ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të dalin në votime.
Ai e ka vlerësuar si një ditë të madhe 11 qershorin për Kosovën, kurse ka shtuar se Amerika gjithmonë do të mbetet partner i vendit tonë.
“Dilni dhe votoni. Për qytetarët nesër është një ditë e madhe për të ardhmen e Kosovës. SHBA është krenare që është partner i juaji”, ka thënë Delawie.
Get out & vote! It's up to the citizens to make tomorrow a great day for the future of #Kosovo. The US is proud to be your partner.
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) June 10, 2017
Ambasada e Amerikës dje gjatë ditës ka publikuar edhe një video-mesazh ku ka kërkaur zgjedhje të lira dhe demokratike.
Zgjedhjet në Kosovë do të vëzhgohen nga mbi 29 mijë persona, kryesisht nga stafi vendor, por edhe 100 vëzhgues nga Bashkimi Evropian si dhe vëzhgues nga ambasadat e akredituara në Prishtinë.