Ish-trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, e ka pranuar se është trishtuar kur ka dëgjuar se Sergio Aguero do të tërhiqet nga futbolli për shkak të një problemi në zemër.
Agüero u transferua te Barcelona përpara sezonit të ri, pasi kaloi nga Manchester City si lojtar i lirë.
Por 33-vjeçari përjetoi probleme në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje gjatë një ndeshjeje kundër Alaves në tetor.
Më vonë u konfirmua se ai do të mungojë për tre muaj dhe tani pritet të bëjë një deklaratë të mërkurën.
Mancini, i cili fitoi titullin e parë te Manchester Cityt në Ligën Premier në sezonin 2011-12, kishte një Agüero vendimtar në skuadër.
Aguero u largua nga Manchester City si golashënuesi kryesor i klubit pasi kontrata e tij skadoi në qershor dhe ish-reprezentuesi argjentinas largohet nga futbolli pasi shënoi 41 gola në 101 ndeshje me Albicelestet.
“Më vjen shumë keq, i uroj gjërat më të mira. Më vjen shumë keq që e shoh atë të largohet kaq shpejt”.
“E doja te City, ai është i huaji me mesataren më të lartë të golave në Angli. Më vjen keq që ai duhet të largohet nga futbolli kaq shpejt”, ka thënë Mancini në Gran Gala Gazzetta Awards.
Mancini drejtoi Manchester Cityn nga dhjetori 2009 deri në maj 2013./Telegrafi/