Kosova do të luajë sonte takimin e radhës në kuadër të eliminatoreve të botërorit Rusia 2018.
Përfaqësuesja jonë do të ballafaqohet me kombëtaren turke në stadiumin shkodran të Loro Boriçit.
E Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) i ka uruar suksese Kosovës kundër Turqisë, transmeton Teloegrafi.
KOK është optimist që kaltërverdhët do të shënojë fitoren e parë në këto kualifikueset.
“Komiteti Olimpik i Kosovës i uron fat Përfaqësueses tonë në futboll, e cila sonte takohet me Turqinë në “Loro Boriqi” të Shkodrës, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror, “Rusi 2018″. Urojmë që sonte djelmoshat tanë, ta shkruajnë historinë, duke ia sjellur vendit tonë fitoren e parë”, thuhet në njoftimin për shtyp. /Telegrafi/