Duket se virgjëria e një femre vazhdon të mbetet tabu për shumë meshkuj shqiptarë.
Sigurisht ka nga ata që s’duan t’ia dinë për të shkuarën e një femre, por të shumtë janë meshkujt që e duan të dashurën të virgjër.
Këtu përfshihen shumë nga emigrantët shqiptarë, të cilët kthehen në vendin e tyre me shpresën se do të gjejnë një femër të paprekur në mënyrë që të nisin një jetë me të.
Por, duket se një vajze i ka ardhur në majë të hundës me meshkujt që kërkojnë femra të virgjëra. Ja çfarë shkruan ajo për JOQ:
“Përshëndetje JOQ. Emigrantët që vijnë për të kërkuar nuse në Shqipëri mos të pretendojnë shumë nga ana morale sepse nuk vijnë nga bankat e universitetit, por nga rruga.
Harrohen me vite të tëra mbas lekut dhe kur kthehen pretendojnë femra të pa prekme me km 0. Duhet të pranoni çfarë ofron markata.
Edhe po ka kaluar dikush para jush, merreni me filozofi. Zëre se ke dalë për të peshkuar dhe të qëlloi peshku pa luspa, direkt për zgarë”.