Telegrafi

Mesazhi i papritur inkurajues që u bë hit në internet

Vajzat në dyert dhe muret e tualetit kanë shkruar përvojat më të hidhura të jetës, ndërsa këtë javë dikush ua kthen përgjigjen. Përgjigjet janë këto:

"Për vajzën që u përdhunua: Ju jeni shumë e fortë. Unë as që mund ta imagjinoj dhimbjen që ju e keni përjetuar. Fakti se kishit guxim ta shkruani atë (madje në mur), kjo më jep shpresë…

Për vajzën që ka një çrregullim në të ushqyer: Unë ju premtoj, edhe pse nuk ju njoh, se ti je e bukur, dhe se e meriton të jesh e shëndetshme. Ti e meriton lirinë nga ky ferr.

Për vajzën që e ka babanë alkoolik: Më vjen keq për agoninë që kjo ta ka shkaktuar. Por, ky guxim është i mahnitshëm dhe ti duhet të jesh person i fortë që e ka mbijetuar atë lloj dhimbjeje.

Për vajzën babai i së cilës vdiq: Kurrë nuk do të të ndalet së munguari. Dhimbja për shkak të mungesës së tyre nuk mund të largohet kurrë. Por, dashuria që kishin, kujtimet që i ndani, pa dyshim se do të mbesim. Jam e sigurt, thellë në zemrën time, se njerëzit që të kanë lënë në këtë botë janë jashtëzakonisht krenarë për atë se çfarë personi je ti.

Çdo herë që unë i shoh këto mure, këto rrëfime, ndihem e bekuar kur e di se e kam privilegjin t’i shoh. Momentet e juaja, këto sekrete, janë të vlefshme, edhe pse të pikëlluara.

Për të gjithë ju (përfshirë ato që i kam përmendur, dhe ato që nuk kanë shkruar ende asgjë):

– Ju vleni.
– Ju jeni të forta.
– Ju jeni të guximshme.
– Jeni të dashura.
– Dikush brengoset për ju”. /Telegrafi/