Telegrafi

Mesazhi i Haradinajt me rastin e përvjetorit të Lumturimit të Nënës Terezë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj përkujton 14 vjetorin e Lumturimit të Nënë Terezës, nga Papa Gjon Pali i Dytë.

Nëna Terezë, e shenjtëruar nga Papa Françesku vitin e kaluar, u bë mishërimi i dashurisë dhe paqes në botë, është njëherësh simbol botëror i flijimit të njeriut për njeriun.

Nëna Terezë do të jetë gjithnjë frymëzuese për njerëzit e mirë dhe për vepra kulmore humane, veçanërisht për shqiptarët dhe Kosovën.

Dita e Lumturimit të Nënës Terezë duhet të na shërbejë si ikonë që të jemi më të përkushtuar për të ndërtuar një botë më të mirë për fëmijët tanë.