Site icon Telegrafi

Mesazhi i fundit i Maradonas ishte për të dashurin e ish-partneres së tij: Kujdesu për të dhe për djalin tim, se nuk ka një tjetër si ai

(Foto: Instagram/maradona/veruojeda25)

Programi televiziv argjentinas, Secretos Verdaderos, e ka publikuar audio-mesazhin e fundit në WhatsApp të Diego Armando Maradonas, të cilin ia kishte dërguar të dashurit të ish-partneres së tij, Veronica Ojeda.

Legjenda e futbollit ndërroi jetë në javën e kaluar në moshën 60 vjeçare, si pasojë e një sulmi në zemër. E gjithë bota e ka vajtuar humbjen e ikonës argjentinase të futbollit dhe i janë bërë nderime nga më të mëdhatë.

Dhe derisa po zhvillohen hetime për të konstatuar përgjegjësinë eventuale të mjekut të Maradonas, Leopoldo Luque, lidhur me vdekjen e tij, janë mësuar disa detaje lidhur me gjendjen fizike dhe kujdesin në ditët e fundit të jetës së Diegos.

(Foto: Instagram/veruojeda25)

Ish- e dashura e Maradonas, Veronica Ojeda, është nëna e djalit shtatëvjeçar të tij, Diego Fernando dhe kujdeset për të së bashku me partnerin e saj të ri. Pikërisht atij, legjenda ia kishte dërguar mesazhin e fundit në WhatsApp.

“Përshëndetje Mario, jam Diego”, dëgjohet duke folur Maradona me zë të lodhur.


“Mund të mendosh se është e pabesueshme, por unë e shoh Veronaican mirë. Ajo më ka treguar se është me ty tash”.

Lexo po ashtu Dyshimet e para rreth vdekjes së Maradonës: Ishte duke konsumuar koktej vdekjeprurës prej kokaine që i shkaktuan sulmin në zemër

“Kujdesu për të dhe për engjëllin tim Dieguito, se nuk ka një tjetër si ai. Kam shumë djem, por ky do të ma heqë qimen e fundit të thinjur”, ka thënë legjenda në audio-mesazhin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version