Telegrafi

Mesazhi i fundit i Lionheart fliste pikërisht për momentet e fundit të jetës

Adrian 'Lionheart' McCallum (Foto: Instagram/lionheartuk)

Mundësi britanik, Adrian McCallum (i njohur si Lionheart), ka vdekur në moshë 36 vjeçare. Sportisti me bazë në Skoci ishte kampion në fuqi në divizionin ICW, ndërsa për më shumë se një dhjetë vite ka qenë shtylla kryesore në skenën e mundjes britanike.

Pas lajmit për vdekjen e tij, ICW ka lëshuar një deklaratë për humbjen e tij, mirëpo nuk janë dhënë detaje lidhur me vdekjen.

“Me zemër të thyer e kemi marrë lajmin për vdekjen tragjike të kampionit botëror në kategorinë e rëndë në ICW, Adrian ‘Lionheart’ McCallum. Adrian ka qenë shtylla e ICW dhe mundjes profesionale britanike. Më e rëndësishmja, ai ishte miku ynë. Vdekja e tij lë një zbrazëtirë të madhe në jetët e atyre që e kanë njohur”, thuhej mes tjerash në kumtesë.

Lexo po ashtu Lionheart ndërron jetë në moshë 36 vjeçare

Mirëpo, disa çaste para se të vdiste, Lionheart kishte bërë një postim interesant në Twitter: “Një ditë do ta hash ushqim tënd të fundit, do t’i marrësh erë lules së fundit, do ta përqafosh mikun/en për herë të fundit. Ndoshta nuk do ta dish se është hera e fundit, prandaj duhet të bësh gjithçka që do me pasion”.

Në këtë postim, ai e ka etiketuar serialin “Afterlife” (“Jeta pas vdekjes”) dhe aktorin Ricky Gervais. /Telegrafi/