Sulmet terroriste në Stamboll kanë tronditur gjithë botën.
Shumë politikanë, aktor dhe këngëtar kanë shkruar mesazhe emocionuese pas sulmeve.
Për këto sulme ka reaguar edhe ylli më i madh turk, mesfushori Arda Turan.
Anëtari i Barcelonës, ka shkruar një mesazh duke mallkuar sulmuesit që e bënë këtë akt.
“Edhe njëherë tjetër jemi goditur. Jam me Turqinë time. Të mallkuar qofshin ata që shkaktuan këtë dhimbje”, shkroi Turan. /Telegrafi/