Site icon Telegrafi

Mesazhi emocionues i ambasadorit gjerman para largimit: Nesër po shkoj, por një pjesë të valixhes po e lë në Kosovë

Ambasadori gjerman Christian Heldt, ka përfunduar mandatin e tij si ambasador në Kosovë.

Para largimit nga Kosova, diplomati gjerman është shprehur i mërzitur që nuk do të mund të përshëndetet personalisht shkaku i pandemisë COVID-19.

“Nesër unë do të largohem nga Kosova pa pasur mundësinë të përshëndetem personalisht. Kjo është corona. Në një të ardhme të afërt, do të kthehem privatisht si mik për të parë të gjithë miqtë dhe për të bërë të gjitha gjërat që më ikën tani”, ka thënë Heldt.

Heldt tutje ka falënderuar të gjithë ata që e ndihmuan të zbuloj horizonte të reja.

“Sot unë vetëm mund të them faleminderit për 3 vjet, gjatë të cilave shumë njerëz më bënë të zbuloj horizonte të reja. Në gjermanisht është një shprehje që thotë “ende e kam një valixhe në Berlin”, kuptimi i së cilës është që ke lënë diçka pas tek e cila do të kthehesh sërish. E pra unë definitivisht po e lë në Kosovë një pjesë të madhe të valixhes time”, ka thënë Heldt. /Telegrafi/

Exit mobile version