Një ish-fotograf i Trupave të Marinës që u bë një sensacion në YouTube, gjatë këtij viti, për videot e tij të fuqishme në favor të presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe kritike e Hillary Clinton, ka postuar një përshëndetje të fundit për Trump dhe sekretarin e tij të mbrojtjes.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Larry Lindsey ka postuar një video të adresuar Trump, zëvendëspresidentit të zgjedhur Mike Pence dhe gjeneralit James “Mad Dog” Mattis, duke thënë se sa i nderuar ai ishte që të “ketë dorë” në zgjedhjen e Trump.
I paraqitur me aparate mjekësore në trupin e tij, veterani i sëmurë, ndër tjerash ka thënë: “Duket se jam në fund të municionit, por do të vazhdojë të luftoj deri në frymën time të fundit”. /Telegrafi/